Nën akuzë për prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin e armëve, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Nën akuzë për prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin e armëve, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, tregtimi i armëve bërthamore ose kimike”.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se vendimi u mor pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin me inicialet S.P., nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”.

Po ashtu, një grabitje ka ndodhur në shkollën e mesme të fshatit Gruemirë, në Malësinë e Madhe.

Mësohet se, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat