Plagosje me armë në fshatin Guci të Shkodrës

Shkodra

Plagosje me armë në fshatin Guci të Shkodrës

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci, ku ka mbetur i plagosur me një person në këmbë, ende i paidentifikuar.

Sipas policisë, ngjarja është aksidentale pasi është plagosur nga një plumb qorr.

Ndërkohë vijojnë hetimet, ndërsa i lënduari ndodhet në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat