“Forca e Ligjit” në Shkodër, Gjykata e Apelit lë në burg tre prej të arrestuarve

Shkodra

“Forca e Ligjit” në Shkodër, Gjykata e Apelit lë në burg tre prej të arrestuarve

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 17:14
Gjykata Shkallës së Parë Shkodër

Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e datës 7 shtator të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për tre prej të arrestuarve në kuadër të aksionit “Forca e Ligjit”.

Mësohet se për Asmer Bilali është vendosur arrest shtëpie, ndërsa për Ilir Rustemi, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, me afat 30 ditor.

Policia nisi të mërkurën e 5 qershorit një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat