Vrasja në Shkodër, shoqërohet Mustafa Lici, familjarët: Nuk kemi konflikte…

Shkodra

Vrasja në Shkodër, shoqërohet Mustafa Lici, familjarët: Nuk kemi konflikte…

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:08
Atentati në Shkodër

Një ditë pas vrasjes së Fatos Ferracakut dhe plagosjes së Fatmir Mejajt në Shkodër, është shoqëruar anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak.

Burime bëjnë me dije se Mustafa Lici u shoqërua që në orën 6 të mëngjesit.

Mustafa Lici është marrë në pyetje së bashku me djalin e tij Hamza Licin 15-vjeç. Bëhet e ditur se Ibrahim Lici, djali tjetër i Mustafa Licit nuk është gjetur në banesë. Burime për Fax News bëjnë të ditur se motori që u gjet i djegur nga policia, dhe që dyshohet si mjeti të cilin e përdorën atentatorët për të ekzekutuar 41 vjeçarin, Mustafa Ferracaku, është gjetur pranë banesës së familjes Lici.

Pas shoqërimit nga policia bëhet e ditur se Mustafa Lici së bashku me personat e tjerë janë lënë të lirë.

Mbi 40 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për ekzekutimin e Fatos Ferracakut, por ende nuk ka një të dyshuar. Sipas grupit hetimor vrasja është kryer nga profesionistë dhe motoçikleta e përdorur prej tyre rezulton e paregjistruar në sistem. Një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit në drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkuan edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Familjarët e 40 vjeçarit të vrarë në atentatin e së mërkurës Fatos Ferracakut kanë deklaruar në policinë e Shkodrës se nuk kanë konflikte me askënd. Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve grupi hetimor ka arritur të sigurojë të dhënat të pakta për të rënë në gjurmët e autorëve.

ABC News ka mësuar se atentatorët ishin dy persona me skafandra në kokë dhe udhëtonin me një motoçikletë ngjyrë të zezë e llojit T Max. Njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar me armë nga një distancë rreth 2 metra larg Ferracakut.

Ky i fundit po bisedonte me kunatin e tij Fatmir Mehaj, të dy tregtarë peshku. 40 vjeçari është qëlluar me armë zjarri disa herë në kokë dhe në tentativë për të ndaluar autorët mbeti i plagosur në këmbë kunati i viktimës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe vrasësit u larguan në drejtim të zonës së Bypassit të Shkodrës ku edhe dogjën motorin. Ekzekutimi i Ferracakut mësohet se është kryer nga një person me gjatësi dhe peshë mesatare. Për motoçikletën nuk ka të dhëna pasi nuk rezulton e regjistruar në sistem.

Nuk dihet ende nëse vrasja e Fatos Ferracakut është kryer nga të njëjtit persona që ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Atentati ndaj biznesmenit mbetet ende enigmë.

Megjithëse në komisariat u shoqëruan shumë persona ende nuk ka një të dyshuar për krimin. Një ditë pas vrasjes në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkoi edhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë publike Gjovalin Loka dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat