Gjatë festave 29 aksidente në Shkup, një person ka ndërruar jetë

Shkupi

Gjatë festave 29 aksidente në Shkup, një person ka ndërruar jetë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë në një nga 29 komunikacionet që kanë ndodhur gjatë kohës së festave. Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupre në katër aksidente, në dhjetë aksidente më lehtë janë lënduar 18 persona, ndërsa në 14 është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë kohës së festave policia rrugore ka sanksionuar 61 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, 15 shoferë kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe, 12 nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve dhe 12 nuk kanë poseduar pajisjet dimërore.

Gjithashtu, nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 26 shofer, prej të cilëve shtatë kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 16 kanë qenë pa leje për vozitje, si dhe 19 makina të paregjistruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat