Sulmohet dhe plaçkitet një taksist në Shtip - Bota Sot
Sulmohet dhe plaçkitet një taksist në Shtip

Shkupi

Sulmohet dhe plaçkitet një taksist në Shtip

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Fizikisht është sulmuar dhe plaçkitur një 60-vjeçar në vendbanimin në “Sveta Nedela” në Shtip. Taksisti ngjarjen e ka paraqitur në orën 20:00 në stacionin policor në Shtip.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova e ka konfirmuar ngjarjen, dhe theksoi se po punohet për zbardhjen e rastit.

Kryetari i Shoqatës së taksistëve të Shtipit, Gligor Arsov sot tha se kjo është vetëm se rasti i tretë i sulmit ndaj taksistëve në këtë rajon.

Në dy rastet e mëhershme taksistët kanë marrë kërcënime dhe kanë qenë të sulmuar me gurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...