Regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të garës ndërkombëtare “Shkupi 2019”

Shkupi

Regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të garës ndërkombëtare “Shkupi 2019”

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 13:03
Ilustrim

Regjim i veçantë i komunikacionit nesër dhe pasnesër në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 17:00 do të vendoset në një pjesë të bulevardit “Goce Dellçev” në Shkup për shkak të garës ndërkombëtare në automobilizëm FIA-CEZ Shpërblimi i Bashkisë së Shkupit “Shkupi 2019″, në organizim të Federatës Automobilistike.

“Gara do të zhvillohet në vendin nga udhëkryqi mes bulevardit “Kërste Petkov Misirkov” dhe bulevardit “Goce Dellçev”, drejtë udhëkryqit mes bulevardit “Goce Dellçev” dhe rrugës “Bellasica”, afër mbikalimit të hekurudhës në lindje, në veri vazhdon deri te qarkorja, në jug të udhëkryqit mes rrugëve “Vladimir Komarov” dhe “Bellasicë”. Për këto shkaqe Reparti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në periudhën e përmendur do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, me çka komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët anësore”, kumtoi MPB.

Prej atje apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët nëpër të cilat do të zhvillohet ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat