Aksident në autostradë, vdes një grua - Bota Sot
Aksident në autostradë, vdes një grua

Shkupi

Aksident në autostradë, vdes një grua

Më: 16 janar 2020 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Gruaja 38-vjeçare nga Kavadari, e cila sot mori lëndime të rënda trupore në një aksident në mëngjes në autostradën Veles-Shkup, sot pasdite ndërrojë jetë në klinikën e Shkupit.

Mjekët në klinikë për disa orë e mbajtën atë nën mbikëqyrje për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë, por nuk arritën ta shpëtojnë atë.

Bashkëshorti i së ndjerës është gjithashtu në mesin e të lënduarve dhe së bashku me mbesën e tij 10-vjeçare, janë transferuar në spitalin e Velesit ku po mjekohen.

Të tre po udhëtonin me të njëjtin automjet në autostradë. Automjeti i tyre goditi kamionin i cili ishte shmangur një veture të rrotulluar të markës “BMW”.

Në aksident përveç gruas së ndjerë, lëndime trupore kanë marrë edhe katër persona tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat