Kallëzim penal për dy persona në Shkup për armëmbajtje paleje - Bota Sot
Kallëzim penal për dy persona në Shkup për armëmbajtje paleje

Shkupi

Kallëzim penal për dy persona në Shkup për armëmbajtje paleje

Më: 27 janar 2020 Në ora: 19:29
Foto

SPB Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.L.(35) dhe A.L. (41) për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “përpunim i palejuar, bashkim dhe tregtim me armë apo materie shpërthyese”.

“Më 7 dhjetor 2019 në orën 05:45, kur në disa lokacione në fshatin Gërçec, mes të cilave edhe në shtëpitë e të paraqiturve, janë kryer bastisje në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunësit policor nuk i hasën të paraqiturit në shtëpitë e tyre.

Me atë rast, gjatë bastisjeve në fshatin Gërçec, nëpunës policor, të cilët kanë siguruar perimetrin më gjerë, kanë vërejtur tetë persona, njëri prej të cilëve ka pasur pushkë automatike. Më pas, disa prej atyre personave kanë hyrë në xhip “liberti”, pas çka kanë filluar të ikin me të, por më pas e kanë lënë automjetin dhe kanë ikur. Në automjetin e lënë janë gjetur edhe pushkë automatike “AK-47) – Kallashnikov” të kal.7.62x39mm, pistoletë “Zastava M57” kal.7.62×25 dhe pistoletë “Zastava M88” kal.9mmPara. Pas ekspertizës së kryer janë konfirmuar gjurmë nga të paraqiturit”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se i paraqituri i parë Z.L. është paraqitur në stacionin policorë në Gjorçe Petrov, dhe pastaj është dorëzuar në PTHP për procedim të mëtejshëm, ndërsa për A.L. do të merret në pyetje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat