“Lëvizja për ajër të pastër” sot protestuan kundër ajrit të ndotur në Shkup

Shkupi

“Lëvizja për ajër të pastër” sot protestuan kundër ajrit të ndotur në Shkup

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 15:34
Protestues në Shkup

Sot në qytetin e Shkupit iniciativa Lëvizja për ajër të pastër kanë protestuar para firmës së Usje.

Gjatë protestave dëgjoheshin thirrje “mjaft dogjët goma dhe mbeturina”, “Mjaft na helmuat, duam të marrim frymë”. Protestuesit e revoltuar para fabrikës pyetën nëse është e vërtetë që mbeturinat e dyshimta po digjen natën, se tymi i zi po ngrihej dhe akuzuan autoritetet që nuk ndërmerrnin asnjë veprim.

“Nuk ka një gjë të tillë. Fabrika ka filtra, ka leje të integruar. Nuk ka plumb dhe zink në pluhur, nga vijnë të dhënat tuaja. Ejani dhe sigurohuni që në çdo kohë që dëshironi, do të shihni që ‘Usje’ nuk është shkaku i ajrit të ndotur në Shkup”, theksoi Boris Hrisafov, drejtorë i përgjithshëm i fabrikës Usje.

Në protestën e sotme aktivistët e Lëvizjes për ajër të pastër e bllokuan hyrjen në fabrikën e betonit Usje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat