Në orët e vona të mbrëmjes, policia ka arrestuar tre persona në Hasanbeg të Shkupit, dhe si pasojë e kësaj banorët janë tubuar në lagje duke tentuar për penguar këtë aksion policor.
Sipas burimeve jozyrtare, policia ka arrestuar tre persona të cilët nuk e kanë respektuar orën policore, duke ndërhyrë brenda oborrit të tyre, dhe pastaj e gjithë kjo situatë ka bërë që banorët të dalin dhe të shprehin revoltën.
Kujtojmë që në Maqedoni ora policore fillon nga ora 16:00 deri në ora 05:00.
Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga MPB se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.