Në Shkup 207 raste të reja

Shkupi

Në Shkup 207 raste të reja

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 207 raste të reja me COVID-19, dhe në të njëjtën periudhë janë shëruar 508 persona, dhe tre të tjerë kanë humbur jetën.

Në Shkup momentalisht ka 6.808 raste aktive, ndërsa Aerodromi ka 1.077, ndërsa Gazi Baba dhe Karposhi janë afër shifrës prej 1.000 rasteve aktive.

Në Çair ka 403 raste aktive, Gazi Babë 936, Karposh 928, Komunën Qendër 884, Kisella Voda 831, Gjorçe Petrovi 553, Butelli 367, Shuto Orizare 103 dhe Ilindeni 161.

Komunat me më pak raste aktive në Shkup janë Studeniçani 29, Saraj 66, Haraçina 16, Sopishte 57, Çuçer Sandeva 49, Petroveci 39 dhe Zelenikova 39.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat