Aeroporti i Shkupit e mori çmimin “Zëri i klientit” nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve

Shkupi

Aeroporti i Shkupit e mori çmimin “Zëri i klientit” nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Aeroporti i Shkupit

– Aeroporti ndërkombëtar Shkup është fitues i çmimit nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve i quajtur “Zëri i klientit”, me çka u jepet vlerësim aeroporteve që kanë bërë dhe kanë treguar përpjekje të konsiderueshme në mbledhjen e reagimeve nga udhëtarët përmes programit për Cilësinë e shërbimeve të aeroportit , në mënyrë që t’i kuptojnë më mirë klientët e tyre gjatë pandemisë.

Ky çmim, siç raportohet nga TAV Maqedoni, u jepet aeroporteve që vazhdojnë t’u japin përparësi klientëve të tyre dhe i qëndrojnë besnikë angazhimit që zëri i udhëtarëve të dëgjohet edhe gjatë pandemisë së KOVID-19 në vitin 2020.

“Jemi të lumtur që Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve na ka dhënë këtë mirënjohje për Aeroportin ndërkombëtar Shkup, si një nga 140 aeroportet në botë, të cilët vazhdojnë t’i dëgjojnë mendimet e klientëve, edhe në këto kohë të vështira për aeroportet e shkaktuara nga pandemia e KOVID-19.

Përkundër rrethanave të vështira dhe luftës për të mbijetuar, ne ende vendosëm që kënaqësia e klientit të mbetet një nga përparësitë tona kryesore”, tha Metin Batak, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat