MPB: Gjoba për 190 vozitës në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

MPB: Gjoba për 190 vozitës në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.04.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 190 shkelje në trafik.

Nga MPB thonë se prej gjobave të shqiptuara 22 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë.

Këto gjoba, 7 kanë qenë për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

“Janë shqiptuar edhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 gjoba për motoçiklist, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 2 gjoba për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve dhe 48 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat