Për herë të parë pinguinë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Shkupi

Për herë të parë pinguinë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Prej sot në Kopshtin Zoologjik të Shkupit mund t’i shihni kafshët më të reja, pinguinët.

Për herë të parë që nga ekzistimi i Kopshtit Zoologjik të Shkupit, nëntë pinguinët, prej të cilëve tre nga Italia dhe gjashtë nga Rusia do të mund të vizitohen nga vizituesit.

Pas adaptimit, pinguinët janë lëshuar në pjesën e jashtme që është ndërtuar sipas standardeve botërore dhe me kushte ideale  për këtë lloj të pinguinëve. Bëhet fjalë për pinguinë të Amerikës Jugore hombolt, të cilët mund të jetojnë edhe në temperatura më të larta.

“Për herë të parë që nga themelimi në vitin 1926, Kopshti Zoologjik i Shkupit ka pinguinë. Kërkojnë kujdes, dhe ushqehen me peshk të freskët, që do të thotë se disa herë në ditë duhet të përgatitet. Prejardhjen e kanë nga Çile dhe Argjentië ku ka erë dhe për këtë shkak ka ventilatorë special”, tha kujdestari Vojo Ivanov.

Për shkak të kushteve që i kërkojnë, kujdestarët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit duhet të kujdesen vazhdimisht edhe për temperaturën e jashtme, reshjet e shiut dhe borës. Nëse temperatura është nën 5 gradë celsius, pinguinët duhet të mbyllen në pjesën e brendshme, nëse është mbi 25 atëherë duhet qëndrojnë në dhomë të ftohtë. Periudha e verës është më problematik për shkak të mundësisë së shfaqjes së malarias.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat