Infektohet me coronavirus dhe hospitalizohet në Shkup, edhe pse e vaksinuar me dy doza

Shkupi

Infektohet me coronavirus dhe hospitalizohet në Shkup, edhe pse e vaksinuar me dy doza

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Një grua e moshës 44 vjeçare është e infektuar me coronavirus dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup për shkak se gjendjes së rëndë shëndetësore. Pozitiv ka rezultuar edhe bashkëshorti i saj dhe i biri, por me simptoma të dobëta.

Ajo ka qenë e vaksinuar me coronavirus me dy doza. Për “Fokus” e vërtetoi epidemologia, mjekja Biljana Trajkova nga Velesi.

“Gruaja rezultoi pozitiv në test javën e kaluar dhe u transportua në klinikat e Shkupit. Ka qenë e vaksinuar, ndërsa sipas informacioneve të fundit, gjendja e saj tani është përmirësuar. Nuk kemi të dhëna nëse bëhet fjalë për llojin delta të coronavirusit”, tha Trajkova.

Ndryshe, në Veles momentalisht ka pesë raste aktive me COVID-19, ndërsa në kovid qendrën në Veles është hospitalizuar vetëm një pacient i cili s’ka qenë i vaksinuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat