Inteligjenca doganore parandalon 45 persona që të ikin nga izolimi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Shkupi

Inteligjenca doganore parandalon 45 persona që të ikin nga izolimi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Shërbimet e Inteligjencës nga Administrata Doganore parandaloi 48 persona me vendim izolimi të largoheshin nga vendi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit me ndihmën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe policisë kufitare.

“Departamenti i Inteligjencës brenda Sektorit për Kontrollin dhe Hetimin në Administratën Doganore në bashkëpunim me Oficerët Doganorë nga IG Aeroport, SSHI, Policia Kufitare dhe operatori i aeroportit TAV, në periudhën nga maji 2021 e deri më sot, ka regjistruar dhe ndaluar 48 personat që u përpoqën të largohen nga vendi përmes Aeroportit të Shkupit, dhe njëkohësisht ata janë të regjistruar në listën e SSHI si persona të infektuar me virusin Covid-19 me një vendim aktiv për izolim”, thonë nga Dogana.

Ky kontroll i udhëtarëve të regjistruar për trafikun ajror kryhet me vendim të Qeverisë së dhe vazhdon të kryhet në dy aeroportet në Shkup dhe Ohër duke kaluar listat e udhëtarëve me listën e SSHI të cilëve u është dhënë një vendim për izolim infeksionit me virusin Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat