Në Shkup 238 shkelje trafiku

Shkupi

Në Shkup 238 shkelje trafiku

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dje gjatë një kontrolli të përforcuar të veprimit në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit, shqiptoi gjithsej 238 masa, njoftojnë nga MPB.

Prej të cilëve 43 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për vozitje pa patentë shoferi dhe 93 kundërvajtje të kryera për këmbësorët.

Janë shqiptuar dhe 6 masa për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

2 gjoba për vozitësin e motoçikletave dhe 54 për parkim të parregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat