144 dënime për kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Shkupi

144 dënime për kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 144 masa, prej të cilave 39 janë për tejkalim të shpejtësisë, 19 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 16 për vozitje pa leje, shtatë për shofer fillimtar, katër për motoçiklistë”, thonë nga SPB Shkup.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat