Aksident në Shkup, lëndohen katër persona

Shkupi

Aksident në Shkup, lëndohen katër persona

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin pranë qendrës tregtare “Mavrovasja”.

Në aksident janë përfshirë pesë vetura, të gjitha me targa të Shkupit, konfirmojnë nga MPB.

Të lënduarit janë transferuar në spitalin “Klimenti i Ohrit”.

Por ende nuk ka informacione për të lënduarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat