Arrestohen katër vjedhës në Shkup

Shkupi

Arrestohen katër vjedhës në Shkup

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë nga stacioni policor Gazi Babë dje në ora 11.30 në rrethin e fabrikës kanë privuar nga liria S.I (27), A.M (28), S.A (32), të gjithë nga Shkupi dhe J.K (43) nga Kumanova.

Siç thonë nga MPB, këta katër persona janë gjetur duke kryer veprën penale “vjedhjes”.

“Sendet e vjedhura janë gjetur në automjetin e pasagjerëve “Yugo”, me targa të Shkupit, me të cilin kanë kryer vjedhjen dhe i janë kthyer pronarit.

Ata janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të parashtrohen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat