U vihet flaka tre kontejnerëve afër Bit Pazarit në Shkup

Shkupi

U vihet flaka tre kontejnerëve afër Bit Pazarit në Shkup

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës së kaluar, persona të panjohur kanë djegur tre enë për hedhjen e mbetjes të vendosura në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të Bit Pazarit. Kontejnerët e djegur ishin me nxënie prej 3,2 m² dhe që të gjitha janë tërësisht të shkatërruara dhe të papërdorshme.

Nga fillimi i vitit janë djegur gjithsej nëntë kontejnerë plastik të vendosura në sipërfaqet publike. Me qëllim që të mos prishet dinamika e hedhjes, mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale, NP “Higjiena Komunale” – Shkup thekson se në afatin më të shkurt të mundshëm kontejnerët e djegur i zëvendësoj me të ri.

“NP ‘Higjiena Komunale’ – Shkup bën thirrje që të ndalohet shkatërrimi i enëve për hedhjen e mbetjes që ekipet e Ndërmarrjes të munden në kohë t’i kryejnë detyrat e tyre të punës në terren në përputhje me Programin operativ për punë.

Të gjitha ngjarjet e kontejnerëve të djegur janë paraqitur deri te organet kompetente dhe pritet të ndërmerren masa të përshtatshme për t’i gjetur dhe sanksionuar kundërvajtësit”, theksojnë nga NP “Higjiena Komunale”- Shkup

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat