Bashkia e Shkupit: Shtigjet e biçikletave dhe të këmbësorëve në bulevardet dhe rrugët e qytetit janë të pastra dhe të kalueshme

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Shtigjet e biçikletave dhe të këmbësorëve në bulevardet dhe rrugët e qytetit janë të pastra dhe të kalueshme

Më: 7 mars 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit njofton se ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” gjatë 24 orëve të kaluara kanë punuar intensivisht për pastrimin e borës nga shtigjet e biçikletave dhe këmbësorëve në rrugët dhe bulevardet e qytetit, për të mundësuar lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve.

“Ekipet në terren i pastruan shtigjet në bulevardet Ekspedita e shkurtit, Brigada e Tretë Maqedonase, Vidoe Smilevski Bato, Boris Trajkovski, Mitropolit Teodosij Gologanov dhe 8-Shtatori”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se po ndiqet situata nga të gjitha pikat.

Dhe në koordinim me kujdestarët në terren po ndërhynë sipas nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat