MPB: Janë arrestuar dy persona të dyshuar për plaçkitjen e sotme të një banke në Shkup

Shkupi

MPB: Janë arrestuar dy persona të dyshuar për plaçkitjen e sotme të një banke në Shkup

Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se ka arrestuar dy persona, të dyshuar për plaçkitjen e sotme të një banke në Shkup.

Bëhet fjalë për N.Sh. (24) dhe S.B. (32), të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në grabitjen e sotme.

E cila u raportua në orën 12.35 në një filial banke në zonën e Qendrës kur tre persona me kërcënim me armë u morën para punonjësve të bankës.

Nga MPB thonë se po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat