Shkup, nënë e bijë vdesin nga goditja e rrymës elektrike

Shkupi

Shkup, nënë e bijë vdesin nga goditja e rrymës elektrike

Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:50 Ndihma e Shpejtë në Saraj ka raportuar se në fshatin Arnaqi është konstatuar vdekja nga korrenti e dy personave të gjinisë femërore, përcjell TV21. MPB thekson se dy viktimat janë nënë e bijë.

“Punonjësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas deklaratës së N.S. (27) nga fshati Arnaqi, diku rreth orës 14:10 ka gjetur motrën e saj M.S. (24) nga i njëjti fshat në banjë të prekur nga rryma, ajo është drejtuar për ndihmë, por ndërkohë nëna e saj Z.S. (57), teksa po përpiqej të ndihmonte M.S., gjithashtu është goditur nga rryma.

Ambulanca ka konfirmuar vdekjen e të dy personave”, theksojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat