Në Shkup sanksionohen 161 shoferë, 42 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkupi

Në Shkup sanksionohen 161 shoferë, 42 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Më: 16 mars 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (15.03.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 sanksione, prej të cilave dyzet e dy për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, trembëdhjetë gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për shoferë fillestarë dhe dyzet e pesë sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat