Shkup, brenda 24 orëve policia dënon qindra shoferë

Shkupi

Shkup, brenda 24 orëve policia dënon qindra shoferë

Më: 21 mars 2022 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 283 sanksione, prej të cilave nëntëdhjetë e pesë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dyzet e pesë sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, dyzet e një sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë.

Poashtu janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtëmbëdhjetë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, shtatë gjoba për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat