Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije

Shkupi

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, Departamenti i Kontrollit Sanitar në periudhën 21.03.2022 deri më 25.03.2022 ka marrë 194 mostra për analiza fiziko-kimike.

Dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga ekzaminimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregon raporti javor i kryer në Sektorin për kontroll sanitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat