Qeveria gjeti zgjidhje për ngrohjen e qytetarëve të Shkupit

Shkupi

Qeveria gjeti zgjidhje për ngrohjen e qytetarëve të Shkupit

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim afarist dhe teknik me Kompaninë për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë Shkup Veri SHA Shkup, të dorëzuar nga SHA për prodhimin e energjisë elektrike “Termocentralet e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore.

Me konkluzionet e arritura nga Qeveria, mundësohet zgjidhja e furnizimit me energji termike të qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e Sh.A. Shkup Veri, duke pranuar propozimin nga SHA EMV – Shkup për mënyrën e kalimit të çështjeve të hapura ndërmjet SHA Shkup Veri dhe SHA Termoncetralet e Maqedonisë së Veriut” – Shkup.

Qeveria ka ngarkuar kompaninë aksionare shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike “Termoncetralet e Maqedonisë së Veriut”, Shkup, që të lidhë kontratë për bashkëpunim afarist dhe teknik për sezonin e ngrohjes 2022/2023 me Kompaninë për furnizim me avull dhe ujë i ngrohtë SHA Shkup Veri, në të cilin do të rregullohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e SHA Shkup Veri.

Kompania për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë SHA Shkup Veri, me nënshkrimin e marrëveshjes për sezonin e ngrohjes 2022/2023, obligohet që t’i përmbush të gjitha të drejtat dhe obligimet nga marrëveshja tashmë e nënshkruar për bashkëpunim afarist dhe teknik, e datës 21.01.2022 me SHA ELEM – Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat