Shqiptohen 166 masa në Shkup

Shkupi

Shqiptohen 166 masa në Shkup

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 166 gjoba.

Prej tyre 11 për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe gjashtë masa për vozitje pa patentë shoferi.

29 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, pesë për mosdhënie të përparësisë për kalim të këmbësorëve, nga katër sanksione për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes, për shofer fillestar dhe për mospërdorim të rripit të sigurisë, tri masa për vetura të paregjistruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat