167 shoferë të sanksionuar në Shkup

Shkupi

167 shoferë të sanksionuar në Shkup

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme edhe dje ka vazhduar kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor, me ç’rast, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa.

Nga të cilat 12 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 6 sanksionet për drejtimin e paligjshëm të automjeteve.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), gjashtë për vendosjen e xhamave me foli të pa certifikuar, shkruan AlsatM

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat