Shkup, 14 profesorë në adresat elektronike private kanë marrë kërcënime për bombë në një shkollë

Shkupi

Shkup, 14 profesorë në adresat elektronike private kanë marrë kërcënime për bombë në një shkollë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Sot pasdite në adresat elektronike private të 14 profesorëve është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes në një shkollë të mesme në Shkup, njofton MPB.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, shtojnë ata, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të godinës, janë në vijim kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Kjo është hera e parë që kërcënimet për bomba dërgohen në emailet private të profesorëve në Shkup.

Derisa në ato publike kishte ndodhur edhe më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat