Forumi i dytë ekonomik në Shkup, në fokus do të jetë prosperiteti në kohë ndryshimesh

Shkupi

Forumi i dytë ekonomik në Shkup, në fokus do të jetë prosperiteti në kohë ndryshimesh

Më: 1 mars 2023 Në ora: 10:18
Forumi i dytë ekonomik në Shkup

Në Shkup sot do të mbahet Forumi i dytë ekonomik në organizim të Forumit ekonomik Delfi dhe Asociacionit grek të biznesit. Fokusi i forumit do të jetë prosperiteti në kohë ndryshimesh.

Forumin do ta hapë kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ndërkaq është paralajmëruar pjesëmarrja e disa politikanëve, mes të cilëve edhe kryeministrat e Kosovës dhe Malit të Zi, Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq.

Në panelin “Një vit më vonë: Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë ndaj Evropës Juglindore”, zëvendësministri për Evropë dhe Punë të jashkme, Artemis Malo dhe ambasadorët e Francës, Greqisë dhe Suedisë do të bisedojnë për ndikimin e luftës në Ukrainë në nivel nacional dhe rajonal dhe për skenarët e ardhshëm të mundshëm.

“Ndjekja e Samitit në Tiranë: Inkuadrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian” është paneli i dytë në të cilin do të flitet për pikat kyçe nga Samiti dhe ndikimi i tyre ndaj së ardhmes së rajonit. panelistë do të jenë eurokomisari Oliver Varhelyi, Martin Dvorzhak, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Çekisë dhe euroambasadori, David Geer.

Në pjesën e pasdites të konferencës, në panelin “Investimi në infrastrukturë dhe ndërlidhje: Kohezioni territorial, rrjete transevropiane: rruga, hekurudha, urat, portet dhe aeroportet” do të flasë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ndërsa në panelin “Gratë në radhët e para të zhvillimit të qëndrueshëm” kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ministri i Financave, Fatmir Besimi do të marrë pjesë në diskutimin “Strategji për mirëmbajtje të rritjes ekonomike në kohë të pasigurisë”. Në forum do të flitet edhe për transformimin digjital dhe të ardhmen e IT-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat