Aksident në Shkup, humb jetën një person

Shkupi

Aksident në Shkup, humb jetën një person

Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

MPB njofton se dje një automjet ka goditur për vdekje një 59-vjeçar

“Më datë 02.03.2023 në ora 13:05 në SPB Shkup është raportuar se në Petrovec të Shkupit, automjeti “Reno” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.T.(61) nga Shkupi ka goditur këmbësorin D.V. (59) nga fshati Katllanovë, dhe më pas ka dalë nga rruga.

D.V ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.

Bashkudhëtarja nga automjeti, D.T.(58) nga Shkupi, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer policia nga SPB-Shkup”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat