Bastisje në Shkup, arrestohen 16 persona

Shkupi

Bastisje në Shkup, arrestohen 16 persona

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:06
Parate

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë realizuar bastisje në 19 lokacione në Shkup, me çka janë arrestuar 16 persona.

“Policia nga SPB Shkup në koordinim me PTHP pas marrjes së urdhrit të gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira tjera në 19 lokacione me çka janë arrestuar 16 persona për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale prodhim dhe shitje të paligjshme të lëndëve narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë, ndërsa pesë prej tyre janë ndaluar në lidhje me dijeni për një krim tjetër.

Gjatë bastisjes janë gjetur një shumë e madhe e parash të cilat kanë origjinë nga shitja e lëndëve narkotike, të dhëna për personat që iu është shitur lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të rastit personat do të dorëzohen te prokurori kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat