Rasti “Organizatorët e 27 prillit”, Gjykata Penale: Apeli ka mundur të vendos shpejtë për ankesat e të akuzuarve

Shkupi

Rasti “Organizatorët e 27 prillit”, Gjykata Penale: Apeli ka mundur të vendos shpejtë për ankesat e të akuzuarve

Më: 4 prill 2023 Në ora: 12:22
Gjykata e Apelit në Shkup

Gjykata e Apelit në Shkup ka mundur të vendos shpejt për ankesat e të akuzuarve, aq më tepër që shkak për heqjen e dënimeve me burgim është aplikimi ose moszbatimi i Ligjit për amnisti.

 Siç thuhet në njoftimin e tyre, pa investuar në analizën e provave dhe përcaktimin e gjendjes faktike, aq më tepër që rasti ishte nën juridiksionin e tyre për më shumë se një vit.

“Nëse arsyeja e revokimit të aktgjykimit është e natyrës teknike, gjegjësisht zbatimi i Ligjit për Amnisti, atëherë gjykata mund të vendosë menjëherë, para së gjithash me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve që ishin në paraburgim dhe nën masa, të drejtat e të dëmtuarit që janë në pritje të një vendimi të formës së prerë, por edhe të mbrojtjes së vetë procedurës, e cila mund të përfundojë”, thonë nga Gjykata Penale si reagim ndaj vendimit të djeshëm të Apelit për anulimin e vendimit për rastin “Organizatorët e 27 prillit”.

Nga atje shtojnë se “duhet pasur parasysh se me anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e tij në rigjykim, bëhen shpenzime shtesë, zvarritje dhe rrezikim i së drejtës për gjykim në afat të arsyeshëm, që është në dëm të të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat