Bastisje në Shkup e Prilep, katër të arrestuar për transport të mbi 324 kilogramëve kokainë

Shkupi

Bastisje në Shkup e Prilep, katër të arrestuar për transport të mbi 324 kilogramëve kokainë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:08
Te arrestuarit

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 4 personave të arrestuar në Shkup dhe Prilep pasi të njëjtit dyshohen për furnizim të paligjshëm dhe transport të kokainës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se 4 të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit kriminel për transport të kokainës në vendet e BE-së, të njëjtit dyshohet se janë furnizuar në Shqipëri me mbi 324 kilogramë heroinë.

Janë arrestuar personat A.M.(51), D.Z.(37), M.J.(35) dhe D.J.(39), të gjithë nga Shkupi. Ndërkaq, në tentim për të ikur nga policia, është lënduar R.T. (45) nga Prilepi, i cili është në spital, por që për të njëjtin gjithashtu do të parashtrohet kallëzim penal.

“Të katër personat janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar të përfshirë në organizimin e transportit të kokainës drejt vendeve të BE-së, i cili gjatë muajit qershor të vitit 2021, nga persona të panjohur nga Shqipëria, kanë blerë dhe më pas kanë organizuar transferimin e 300 pakove me masë kokainë 324.4 kilogramëve drejt Republikës së Italisë, me kamion “duff”, me rimorkio, me targa të Shkup, e që drejtohej nga N.A.”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat