Shqiptohen 114 masa në Shkup, 37 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 114 masa në Shkup, 37 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

MPB njofton se dje janë kryer kontrolle të rregullta në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 114 masa në të gjithë territorin e Shkupit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa, nga të cilat 37 masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për tejkalim të parregullt të automjeteve.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për kalim në semaforë të kuq”, thonë nga MPB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat