Në Shkup janë sanksionuar 197 shoferë, 93 për tejkalim shpejtësie

Shkupi

Në Shkup janë sanksionuar 197 shoferë, 93 për tejkalim shpejtësie

Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:19
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 masa, nga të cilat 93 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për rirregullim të paligjshëm të automjeteve.

Pesë masa janë shqiptuar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tre sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat