Përleshja në Bit Pazar të Shkupit nuk ka ndodhur për shkak të pritjes për bukë

Shkupi

Përleshja në Bit Pazar të Shkupit nuk ka ndodhur për shkak të pritjes për bukë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Përleshja me armë zjarri mbrëmë para iftarit nuk ka qenë për shkak të radhës së madhe për bukë. Kështu thonë të punësuarit e furrës për Klan M. Edhe pse shumica e mediave raportuan se përleshja është bërë për shkak të mosrespektimit të pritjes së radhës. E këtë e përgënjeshtrojnë të punësuarit e furrës.

“Jo nuk ka ndodhur këtu, por ma poshtë”, thotë punonjësi i furrës.

Takuam edhe qytetarë të cilët me vite blejnë këtu bukë. Ata thonë që Ramazani është muaj i shenjtë dhe përleshjet nuk kanë vend.

Qytetari: Nuk e di vetëm lexova nëpër portale të ndryshme por mendoj se edhe portalet po i eksagjerojnë disa punë se rasti nuk ka ndodhur para furrës, por ka ndodhur këtu në afërsi.

Gazetarja: D.m.th. nuk është për shkak të radhës?

Qytetari: Jo, Nuk është, nuk ma merr mendja. Pasi që jemi në muajin e Ramazanit dhe kemi durim dhe sabër.

“Shkruhet se për bukë janë plagoosur kjo është absurde. Nuk e arsyetoj këtë ua uroj të gjithve muajin e Ramazanit”, thotë një qytetare.

“Sedi, nuk jam nga këtu. E di që ka ndodh. Por jo s’kam lexu asgjë, nuk lexoj tash lajme për Ramazan”, thotë një qytetar tjetër.

“Nuk e di pse ka ndodhur. Ata nuk kanë qenë në xhami, sikurisht kanë pasur ndonjë problem”, thotë qytetari.

Se ka pasur përleshje me armë zjarri ka konfirmuar edhe MPB duke mos potencuar shkaqet e përleshjes.

“Në afërsi të poliklinikës në Bit Pazar të Shkupit ka ndodhur një konfrontim fizik. Në spitalin Shën Naumi i Ohrit janë dërguar për ndihmë mjekësore A. B. 20 vjeçar me lëndime në dorën e djathtë nga arma, si dhe A.B 23 vjeçar me lëndime nga sende të forta dhe një i mitur 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik”, thonë nga MPB.

MPB po merr masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat