Nesër spërkatja e parë kundër mushkonjave në Shkup

Shkupi

Nesër spërkatja e parë kundër mushkonjave në Shkup

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se më 13.04.2023 do të fillojë faza e parë e dezinsektimit kundër larvave të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit.

“Dezinsektimi ajror (faza e parë) në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet më 13.04.2023 (e enjte), në orët e para të mëngjesit. 2. Dezinsektimi tokësor (faza e parë) në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet më 13.04.2023 (e enjte), gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar.

“Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve:, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat