Qytetarët e Maqedonisë e Veriut në shtëpi ose në një udhëtim të shkurtër për fundjavën e gjatë

Shkupi

Qytetarët e Maqedonisë e Veriut në shtëpi ose në një udhëtim të shkurtër për fundjavën e gjatë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 19:55
Shkup

Ata që vendosën të kalojnë ditët lira në bregddet, destinacioni i parë i tyre është Greqia. Përllogaritjet e punëtorëve turistikë thonë se gjysmëpansioni në një hotel për katër ditë në detin Egje është nga 350 deri në 500 euro. Akomodimi në apartament është pak më i lirë. Një pjesë më e vogël e qytetarëve vendosën të shkojnë në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri.

“Klientët që kemi më shumë janë në rangun e mesëm, nga 30 deri në 50 vjeç. Dhe për fundjavë kaq të zgjatur, kryesisht çifte, dhe ka më pak kërkesa nga familjet. Familjet kanë shpesh kërkesa për hotele në Greqi, por tani ka më pak të tilla”, tha Ana Maria, kryetare e Odës së Agjencive të Udhëtimit.

Shumica e të anketuarve nga Alsat thonë se do të qëndrojnë në shtëpi për festat.

“Unë personalisht nuk do të shkoj askund”, tha një qytetar.

“Duhet të ecësh pak, nuk mund të rrish vetëm në një vend”, shtoi një tjetër.

“Epo, një ditë me siguri do të dilet.” Do të shkoj në Prespë”, theksoi një tjetër qytetar.

Agjencia turistike Aurora Turs, thotë se gjithnjë e më shumë qytetarë vendosin të shkojnë në lundrim apo një lloj tjetër ekskursioni të organizuar në grup. Nga udhëtimet në grup këtë vit bie në sy interesi për Jordaninë.

“Po vizitojmë një nga mrekullitë e botës, që është Petra, e cila është diçka fantastike për t’u parë dhe përjetuar. Gjithçka që kemi në programin tonë, është për tu vizituar, dhe shumë popullore në mesin e udhëtarëve është gjumi në shkretëtirë, e cila është nën mbrojtjen e UNESCO-s”, theksoi Bllagica Kostovska, “Aurora Turs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat