Shpërthim në një fabrikë të Shkupit, lëndohen tre persona

Shkupi

Shpërthim në një fabrikë të Shkupit, lëndohen tre persona

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:45
Policia

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në një fabrikë pranë ish-“Zhelezares”, ku janë lënduar tre punonjës, njofton MPB.

“Sot (20.04.2023) rreth orës 00:20, SPB-Shkup ka raportuar se në një fabrikë në afërsi të ish-“Zhelezares” ka ndodhur një shpërthim, në të cilin janë lënduar punonjësit R.Gj.(41) nga fshati Studeniçan i Shkupit, K. F.(29) nga fshati Mojanc i Shkupit dhe R.S.(33) nga fshati Koliçan i Poshtëm të Shkupit.

Ata janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Për momentin nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi në fabrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat