Të dielën lëshohet linja e re ajrore Frankfurt – Shkup

Shkupi

Të dielën lëshohet linja e re ajrore Frankfurt – Shkup

Më: 21 prill 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, të dielën do të lëshohet linja e re ajrore Frankfurt-Shkup, e kompanisë gjermane “Lufthansa”, e cila do të shënojë hyrjen e kësaj kompanie ajrore në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga TAV Maqedoni, hapja e linjës së re do të shënohet me aterimin e avionit të parë të Lufthansas nga Frankfurti në Aeroportin e Shkupit.

Në këtë manifestim është planifikuar të marrin pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ambasadorja gjermane Petra Drexler, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak dhe drejtori rajonal i grupit Lufthansa Peter Pulem.

Linja e re ajrore nga Shkupi në Frankfurt realizohet me subvencione nga Qeveria, ndërsa “Lufthansa” do të fluturojë nga Shkupi për në Frankfurt nga 23 prilli.

Ndryshe, nëpërmjet Frankfurtit, udhëtarët do të kenë mundësinë të lidhen me më shumë se 200 destinacione në disa vende të Evropës dhe botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat