Ndalohen dy persona në Shkup, u sollën në mënyrë agresive ndaj policëve

Shkupi

Ndalohen dy persona në Shkup, u sollën në mënyrë agresive ndaj policëve

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Dy persona nga Shkupi janë ndaluar pasi janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve, njoftojnë nga MPB.

“Sot në ora 01:30 në rrethinën e Gjorçe Petrovit të Shkupit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gjorçe Petrov kanë arrestuar T.S., (45) nga Shkupi, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare.

Dje në ora 09:35 në rrethinën e Çairit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çair, kanë arrestuar K.S., 32 vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat