Aksident i rëndë në Shkup: Ambulanca përplaset me veturën

Shkupi

Aksident i rëndë në Shkup: Ambulanca përplaset me veturën

Më: 22 prill 2023 Në ora: 09:34

Aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shkup.

Një auto-ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në afërsi të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”.

Nga përplasja, ambulanca është përmbysur, ndërsa nuk dihet nëse brenda saj ka pasur pacient, njejtë siç nuk dihet as fati i pjesëmarrësve në aksident.

Nga MPB priten detaje gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat