Rustemi: Për pak ditë fillon rehabilitimi i autostradës Shkup – Tetovë dhe Shkup-Kumanovë

Shkupi

Rustemi: Për pak ditë fillon rehabilitimi i autostradës Shkup – Tetovë dhe Shkup-Kumanovë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:56
Ejup Rustemi

Megjithëse për mirëmbajtjen e rrugëve është kompetente ndërmarrja tjetër shtetërore, “Makedonija pat”, Ejup Rustemi si drejtor i “Rrugëve Shtetërore” tregon se ata janë të detyruar të ndërhyjnë për shkak se kompania në fjalë nuk po e bën detyrën.

Ai në “Klan Debat” tha se kanë përfunduar procedurat për rehabilitimin e autostradës Shkup – Tetovë dhe anasjelltas dhe brenda pak ditëve do të fillojnë punimet, ndërsa paralajmëroi se brenda një muaji do të fillojë edhe rehabilitimi i autostradës Shkup – Kumanovë.

“NP ‘Rrugët Shtetërore’ për çdo vit lidh kontratë me ndërmarrjen tjetër publike që është e obliguar për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve shtetërore në RMV.

Nga vet fakti se nuk kemi mirëmbajtje siç duhet ne detyrohemi të angazhojmë edhe kompani tjetër për shkak të përmirësimit të gjendjes në pjesët autostrale por edhe regjionale”, deklaroi Rustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat