Punëtorët e NQP Shkup kërkojnë rritje të pagave

Shkupi

Punëtorët e NQP Shkup kërkojnë rritje të pagave

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Sindikata e NQP Shkup kërkon rritje të pagave dhe paralajmërojnë protestë nëse paga e muajit maj nuk është më e lartë.

Sindikata e NQP Shkup kërkon harmonizim të pagave për gjithë punonjësit me paga minimale, në të kundërtën ata do të protestojnë.

Ato theksojnë se rritja e pagave që u takon ligjërisht është 2.170 denarë dhe kërkojnë t’u paguahet me pagën e muajit maj.

Sipas tyre, pagat e shoferëve dhe serviserëve janë të ulëta, kurse shpenzimet janë rritur. Për këto arsye, thonë nga NQP Shkup, shumë shoferë dhe serviserë kanë dalë nga NQP Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat