Arsovska: Nëse nuk do të ishte hakuar sistemi financiar, do të ishin paguar transaksionet tona

Shkupi

Arsovska: Nëse nuk do të ishte hakuar sistemi financiar, do të ishin paguar transaksionet tona

Më: 30 maj 2023 Në ora: 16:14
Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit edhe një herë ka theksuar se xhirollogaria e qytetit nuk është bllokuar, por ka pasur probleme me transaksionet për shkak të sulmit të fundit të hakerëve ndaj Ministrisë së Financave.

“Nëse nuk do të ishte sulmi i hakerëve ndaj Ministrisë së Financave, gjithçka që është detyrim aktual do të ishte paguar. Mirëpo, nuk po flasim për faktin që Ministria nuk po punon për tre javë, por po flasim për falimentimin e qytetit.

Është ekonomikisht analfabete të flasësh dhe të thuash se një institucion i tillë është para falimentimit”, tha Arsovska në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Një javë më parë, Ministria e Financave mohoi që sistemi të ishte hakeruar, por për disa kohë faqja e internetit nuk mund të aksesohej dhe tashmë disa media raportuan se bëhej fjalë për një sulm kibernetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat