199 shoferë të gjobitur në Shkup, 67 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

199 shoferë të gjobitur në Shkup, 67 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 gjoba, nga të cilat 67 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 22 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 33 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për kalim në semafor të kuq, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat